Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Departamenti i Psikologjisë dhe Punës-Sociale, në ambientet e Univeristetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, patëm nderin të kishim të ftuar gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër zj. Arta Llazari për të mbajtur të mbajtur një leksion të hapur mbi “Rëndësinë e rolit të ekspertit psikolog në proceset gjyqësore, në çështjet familjare dhe me të mitur”.
E nderuara diskutoi në lidhje me tipologjinë e çështjeve, në të cilat është e domosdoshme prania e ekspertit psikolog gjatë procesit gjyqësor. Po ashtu, u diskutua mbi pritshmëritë që ka gjykata në lidhje me aktin e vlerësimit psikologjik si një mjet holistik vlerësimi për secilin subjekt të çështjes.
Gjatë leksionit studentët e degës së Psikologjisë i drejtuan shumë pyetje në lidhje me sfidat profesionale, integritetin e detyrës, kazuse etj.
Leksioni u organizua nën drejtim e Dr. Jonida Lesha, pedagoge pranë departamentit të Psikologjisë dhe Punës-Sociale të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”