• Ankesa

Leksion i Hapur: Inteligjenca Emocionale

Data: 20 Tetor 2025

Vendi: Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Departamenti: Psikologji dhe Punë Sociale.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Institutit “Jeta e Re” dhe Global Leadership Partners, u zhvillua një leksion i hapur mbi Inteligjencën Emocionale.

Leksioni u drejtua nga tre lektorë me përvojë ndërkombëtare: Charley Eberhard, Brent Long dhe Evis Gjebrea.

Ky sesion theksoi se Inteligjenca Emocionale (IE) është një aftësi thelbësore për çdo lider që dëshiron të zhvillojë karakter, empati dhe ndikim pozitiv.

Pjesëmarrësit u njohën me katër shtyllat kryesore të IE:

• Vetëdijen

• Vetëmenaxhimin

• Ndërgjegjësimin social

• Menaxhimin e marrëdhënieve

Përmes shembujve praktikë dhe ushtrimeve ndërvepruese, studentët patën mundësinë të reflektojnë mbi mënyrën se si emocionet ndikojnë në komunikim, vendimmarrje dhe ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme.

Ky aktivitet solli një atmosferë dinamike dhe frymëzuese, duke nxitur reflektimin personal dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Lektorët:

• Charley Eberhard – Engineering Manager me përvojë ndërkombëtare në drejtimin e projekteve teknike për Procter & Gamble. Ka mbi 30 vite eksperiencë në menaxhim dhe zhvillim ekipesh.

• Brent Long – Ekspert me 37 vite përvojë në menaxhim financiar, prodhim dhe zhvillim lidershipi. Ka punuar me kompani ndërkombëtare në fushën e trajnimeve dhe performancës së organizatave.

• Evis Gjebrea – Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme e UKT-së dhe pedagoge me mbi 10 vite eksperiencë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Europian të Tiranës.

Ky leksion i hapur ishte një përvojë e vlefshme mësimore, që i ndihmoi pjesëmarrësit të kuptojnë se udhëheqja e mirë fillon me njohjen dhe menaxhimin e vetvetes.