Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, realizoi trajnimin e radhës me temë “Aftësitë e Buta për Mësues të fortë".
Mësues të arsimit parauniversitar të qarkut Shkodër, patën mundësi të ishin pjesë e trajnimit me qëllim përfitimin e njohurive, aftësive dhe teknikave, të cilat do të ndihmojnë dhe lehtësojnë në procesin e tyre të mësimdhënies. Trajnimi u realizua nga pedagogët Dr. Migena Kecaj (Selçetaj) dhe Dr. Rina Muka.
Moduli trajtoi rëndësinë e aftësive të buta si komunikimi, puna në grup, zgjidhja e problemeve, etj. në procesin e mësimdhënies dhe marrëdhënies së mësuesve me nxënësit, stafin mësimor, prindërit, etj.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisen me certifikatën përkatëse e cila iu shpërnda mësuesve nga Dekani i FSHE-së Prof. dr. Fatmir Vadohej, nga përgjegjësja e LTEV Dr. Pranvera Kraja dhe nga dy pedagoget trajnere.