"KRIJIMI- Leksion & Dialog i hapur" nga pedagogia Nirvana Baja,
ishte aktiviteti i radhes që mbushi sallen e konferencave të bibliotekes universitare, me studente e pedagoge, te apasionuar pas artit te piktures.
Pedagogia Nirvana Baja erdhi para auditorit me ndjesite e artistit para nje krijimi, me te perbashketat ... që e lidhin ne pergjithesi shpirtin e nje artisti, me ngacmimet e para ndaj te cilave ky shpirt eshte i lidhur me njegind mie fije tē padukshme, me kontaktin me realitetin.
Ajo permes pamjeve te pikturave te saj solli fazat ge zhvillohen tek piktori pèr te sjelle punimet, pèr t'ia percjelle publikut.
"Nuk mund te pretendojmè se njohim nje piktor, kur i shohim ne menyre rastesore njè apo dy vepra" - shkruan, skulptorja dhe studiuesja e njohur Suzana Varvarica. Ndaj sot, piktorja
Nirvana Baja shtjelloi ne leksionin e hapur krijimtarine e saj artistike, tê ndarê në :
Cikli - "Akademia dhe Prespa", 1990-1991
Cikli - " Vizioni i ri dhe Akademia" 2002
Cikli - " Kater here me pa njè grue " , 2007
Cikli - " Ne kerkim te identitetit", 2010
Te pranishmit bene pyetje dhe diskutuan me piktoren per pikturat e ndryshme qe ngjallen interes.