• Ankesa

Krenarë për Jurinë Studentore të Konferencës Ndërkombëtare!

Jemi vërtet krenarë për të gjithë studentët që morën pjesë si Juri Studentore në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Zhvillimi në kohë të trazuara”, duke marrë përsipër detyrën e rëndësishme të vlerësimit të prezantimit më të mirë të seksionit.

Kjo përvojë u cilësua prej tyre si një përgjegjësi e madhe, por njëkohësisht edhe si një eksperiencë e jashtëzakonshme , pasi u ofroi mundësinë të bëhen pjesë e paneleve të diskutimeve, të parashtrojnë pyetje dhe të kontribuojnë me mendimin e tyre kritik.

Faleminderit të gjithë studentëve pjesëmarrës nga:

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti Ekonomik

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Një falënderim i veçantë shkon për Komisionin e Jurisë Studentore dhe Këshillin Studentor , të cilët vazhdojnë të angazhohen në mënyrë të palodhur në mbështetjen, organizimin dhe përmirësimin e aktiviteteve të tilla akademike.