Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile, në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë Shkodër, zhvilluan sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër fazën e parë të projektit “Konkurs në formatin e gjyqit imitues”.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me pedagogë dhe avokatë nga Dhoma e Avokatisë Shkodër.
Nga 8 skuadra pjesëmarrëse, 4 prej tyre siguruan kalimin në fazën pasardhëse.
Ky projekt përbën një mundësi të vlefshme për zhvillimin profesional të studentëve, duke forcuar lidhjen midis teorisë dhe praktikës juridike.
