Më 9 dhjetor 2023, Provinca Françeskane Shqiptare në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë, Departamentin e Letërsisë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, organizuan Konferencën shkencore “ÁT DONAT KURTI (1903-1983) - VJOLLCA E LETRAVE SHQIPE”.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të 120-vjetorit të lindjes së kësaj figure poliedrike.
Veprimtaria, e mbajtur pranë Kuvendit Françeskan – në Gjuhadol, u hap nga At Vitor Demaj, O.F.M.
Përshëndetën aktivitetin: Arqipeshkëvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, Provinciali, P. Pashko Gojçaj, Zëvendësrektorja e Universitetit të Shkodrës, prof. as. dr. Paulina Guli.
Konferenca i zhvilloi punimet në dy seanca paralele, të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.