Ditën e martë, datë 4 Prill 2023, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me AKKSHI Agjensinë Kombëtare të Kërkimit shkencor dhe Innovacionit organizuan Konferencën Kombëtare vjetore, me temë: “Bashkëpunimi Universitet - Biznes, një nga shtyllat e modernizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”. Në Konferencë morën pjesë përfaqësues të zyrës së Kërkimit Shkencor dhe projekteve të Universitetit tonë si dhe kërkues -përfitues të projekteve nga fondet e AKKSHI.
Konferenca synoi të nxisë një dialog me drejtuesit e universiteteve dhe kërkuesit shkencorë mbi çështjet që lidhen me zbatimin e strategjive të zhvillimit të ekonomisë të bazuar në dije si dhe rolin e njohurive dhe kërkimit në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe përdorimin e njohurive për të stimuluar rritjen e sektorit privat. Universiteti ynë është në komunikim të vazhdueshëm me Agjensinë për tʼju përgjigjur thirrjeve të aplikimeve për projekte si dhe për të nxitur më shumë bashkëpunimin për zbatimin e projekteve të tjera të reja, pranë Universitetit të Shkodrësnë bashkëpunim edhe biznesin.