Konferenca Studentore: "Trashegimia jonë kulturore - Mbrojmë të kaluarën për të ardhmen"

Në ambientet e Bibliotekes Shkencore te Universitetit te Shkodres u zhvillua Konferenca Studentore: "Trashegimia jonë kulturore - Mbrojmë të kaluarën për të ardhmen", me punime te studenteve te programeve te studimit Bachelor në "Histori" dhe "Histori dhe trashegimi kulturore" që ofrohen nga Departamenti Historisë Universiteti Shkodrës ne Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Ky aktivitet kishte për qellim kryesor promovimin, ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore tek studentët dhe veçanerish tek nxenesit e shkollave te mesme, të cilët u bënë pjesë e ketij aktiviteti. Nëpërmjet punimeve të tyre studentët ofruan një mundësi për të mësuar dhe kuptuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore lokale, mundësi për të krijuar një ndjenjë përkatësie dhe krenarie në komunitet duke ndarë traditat kulturore.