Konferenca studentore "Njohim, ruajmë dhe menaxhojmë në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore”

Sot, më 21 dhjetor 2023, në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës Shkencore të Universitetit tonë u zhvillua Konferenca studentore "Njohim, ruajmë dhe menaxhojmë në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore”.

Studentë të Biologjisë dhe Kimisë u perfshinë në një punë të vërtetë kërkimore, si me literaturë, ashtu edhe në terren për përcjelljen e vlerave mjedisore dhe të biodiversitetit, nevojën e ruajtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të shumë ekosistemeve me vlera të Rajonit tonë.

Pati shumë diskutime nga të pranishmit në lidhje me mundësitë e ruajtjes së vlerave dhe përdorimit të tyre në aspektin social dhe ekonomik. Liqeni i Shkodrës, i Ohrit, Ligatinat e Karavastasë, Kune - Vain dhe Vilun, peizazhi i mbrojtur në Bunë dhe Velipojë, si dhe Parku Kombëtar i Thethit ishin në fokus të punës së studentëve: Irida Zmijanej, Eugena Dedushaj, Tea Nikaj, Alesia Brunga, Sabina Kuluri, Klodiana Hotaj dhe Federico Rrgalla.