Sot, më 15 dhjetor 2023, në Universitetin e Shkodrës u zhvillua konferenca shkencore ndëruniversitare
“Arbëreshi shkodran Leonardo de Martino” e organizuar nga Qendra Studimeve Albanologjike Shkoder, Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania, si dhe Provinca Franceskane Shqiptare.
Fjalën e hapjes e mbajti Zamira Shkreli, drejtuese e Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Konferencën e përshëndeti zëvendësrektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Asoc. Dr. Paulina Hoti Guli.
Fjalën përshëndetëse në emër të ASHSH, e mbajti akademiku i asociuar prof. Gëzim Hoxha.
Në emër të Provincës Françeskane shqiptare, përshëndeti patër Pashko Gojçaj.
Disa studente të universitetit tonë vunë në skenë dramën “Nata e Kërshëndellave”, shkruar në gjuhën shqipe prej atë Leonardo de Martino-s, më 1880, e cila shënon fillimet e dramaturgjisë shqiptare.
Frymëzuar në një fakt historik fort domethënës në historinë e letrave shqipe, ku teatri dhe shkolla shoqërojnë e mirëpresin njëri-tjetrin, studentët e degës së studimit Gjuhë shqipe e Letërsi, nën udhëheqjen bujare të zj. Rita Gjeka, befasuan të pranishmit me lojën e tyre aktoriale.