Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, hapi dyert sot për personalitete të shquara, për studiues, bashkëpunëtorë shkencorë, pedagogë, studentë dhe qytetarë.
Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "Transformime dhe ndikime: Shqipëria Veriore (1878-1918) dhe impakti i fuqive evropiane" të organizuar si një bashkëpunim i Konsullatës së Nderit të Austrisë dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e përshëndeti zoti Gjergj Leqejza, Konsull Nderi, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dhe zëvendës ambasadori i Ambasadës Austriake, Martin Schaller.
Kumtesat që pasuan në dy sesionet e kësaj konference konsistuan në thellimin e njohurive në historinë e Shqipërisë Veriore dhe impaktin e fuqive evropiane në këtë periudhë të rëndësishme, si dhe në transformimet historike dhe ndikimet politike që formuan të ardhmen e rajonit.