Konferenca Shkencore Ndërkombëtare CONFTOUR 2024 mbi "Sfidat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm" u zhvillua me 17-18 maj nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës, me iniciativën e Departamentit të Turizmit.
Konferenca u përshendet nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nga nënkryetarët e tri bashkive: Shkoder, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës, si dhe nga përfaqësuesi i Universitetit të Vjenës, AADF.
Në fjalët përshëndetëse personalitetet theksuan rëndësinë dhe përpjekjet e institucioneve dhe organizatave që përfaqsonin për nxitjen e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
Qëllimi i konferencës ishte theksimi i faktit se turizmi i qëndrueshëm kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve, veçanërisht angazhimin e rinisë së vendit në industrinë dinamike të turizmit.
Kumtuesit e nderit trajtuan në mënyrë shkencore tematika dhe eksperienca të veçanta të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.