Më datën 27-28 tetor 2022 u mbajt në Beograd, Serbi, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: 101-VJETORI I KATEDRËS SË ALBANOLOGJISË NË UNIVERSITETIN E BEOGRADIT si nje organizim i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Beogradit, me 27 – 28 tetor 2022.
Në këtë konferencë, e cila u zhvillua në dy ditë, morën pjesë me kumtesa, nga departamentet e Letërsisë dhe Gjuhësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi":
prof.dr. Mimoza Priku, “Arhiv za arbansku starinu, jezik i etnologiju” - forum for the promotion of Albanology;
prof.as. dr Rrezarta Draçini dhe prof.as.dr Valbona Karakaçi: "The author as institutions: ethno-psychologic overview of Anton Çeta’s work and life";
dr. Rrezarta Murati dhe dr Merita Hysa:
"How Communicative Similarities And Differences Can Be Perceived As Tools For Shaping Personal And Social Identity"; prof.as.dr.Arben Prendi: "Martin Camaj, romancier", "Martin Camaj, the novelist".
Seanca e tretë e ditës së parë u drejtua nga prof.as.dr. Arben Prendi dhe prof.dr. Giuseppina Turano, ndërsa seanca e parë e ditës së dytë nga prof.dr. Mimoza Priku dhe prof.dr. Đorđe Božović.
Në përfundim të konferencës, në takimin me shefen e Katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Beogradit, prof.as.dr. Naile Imami Malaj u diskutua edhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy universiteteve dhe veçanërisht ndërmjet departamenteve tona.