Konferenca shkencore "Letërsia shqipe dhe natyra" organizuar nga Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës i zhvilloi punimet më datë 15. 12.2022. Nga Departamenti i Letërsisë, në fakultetin e Shkencave Shoqërore morën pjesë me kumtesa: Dr. Gëzim Puka: "Paralelizmi figurativ si përballje e njeriut me natyrën tek disa copëza letrare e pjesë teatrore të bashkëkohësisë" dhe prof.as. dr. Arben Prendi: "Natyra si ruajtëse e traditës dhe identitetit njerëzor në romanet e Martin Camajt".Në panelin drejtues të seancës së dytë ishte edhe prof.as. dr Arben Prendi, drejtori i Departamentit të Letërsisë nga Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi".