Në kuadër të konferencës u prezantuan fituesit kombëtarë të konkurseve SMART Idea Contest dhe Business Idea Fair, duke dëshmuar inovacionin e udhëhequr nga të rinjtë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm 💡
📍 Aktiviteti u organizua nga Universiteti i Donja Gorica dhe Universiteti i Malit të Zi, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomisë së Malit të Zi dhe partnerë nga Sllovenia, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.
Ekipi Klajdi, Loren dhe Valeria, studentë të degës Administrim Biznes, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të cilët u shpallën fitues në konkursin “SMART Idea” në rang universiteti, më pas fitues të vendit të parë në nivel kombëtar, përfaqësuan me krenari Shqipërinë 🇦🇱 në konkursin final rajonal, të organizuar nga SMART Project.
🏆 Në këtë konkurs rajonal, ekipi shqiptar “GLUCOPAST” nën përfaqësimin e Klajdi Krajës, u shpall fitues i vendit të parë, me një ide inovative që bashkon kreativitetin, qasjen shkencore dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm, duke reflektuar energjinë, profesionalizmin dhe potencialin e rinisë shqiptare! 🌱✨
Krenohemi me ju!
