Stafi drejtues i Universitetit të Shkodrës kryesuar nga Rektorja, prof. dr. Suzana Golemi, Zv / Rektorja, Rajmonda Këçira dhe stafi akademik mbështetës, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare Improving Institutional Cooperation, në Bojana River Basin (Pellgu i lumit Bojana), organizuar në Podgoricë nga Green Home (Shtëpi e Gjelbërt).
Nisur dhe nga qëllimi i konferencës ajo bëri bashkë, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri; të Ministrisë së Bujqësisë atë të Pyjeve dhe të Menaxhimit të Ujit në Malin e Zi. Në këtë konferencë studiuesit dhe kërkuesit shkencorë në fushën e mjedisit, diskutuan mbi planet e menaxhimit të basenit të lumit Buna, mbi referencat e standardeve të Bashkimit Evropian.
Për nga rëndësia, konferenca solli në vëmendjen e përfaqësuesve të stafit tonë akademik, diskutimin për rritjen e partneritetit ndërmjet stafeve kërkuese të dy Universiteteve, duke u përqendruar te mundësitë mes dy vendeve, për të realizuar projekte të përbashkëta kërkimore për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe biodiversitetin e këtij baseni që menaxhohet nga të dy vendet.