Konferenca "Gjeografia sot"

Sot, më 12 qershor 2023 u zhvillua Konferenca "Gjeografia sot", e organizuar nga Departamenti i Gjeografisë pranë Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", e cila kishte në qendër të vemendjes ndergjegjesimin e studenteve per të kuptuar botën që na rrethon, vlerësimin e diversitetit kulturor, si dhe vendosjen e urave te bashkepunimit.

Studentët vunë theksin te ideja se gjeografia nuk është thjesht memorizim i vendeve në hartë, është shumë më tepër se kaq. Studentët e Masterit Shkencor, viti i parë, Gjeografi, me kumtesat e tyre dhane emocionet dhe kënaqësinë per te pranishmit.

Konferencën e përshëndeti Rektorja e UNISHK Prof.Dr. Suzana Golemi, e cila i uroi studentët pjesmarrës dhe pedagogët per organizimin e kesaj konference shkencore, e cila eshte kthyer ne tradite

Konferencën e pershendeti edhe zonja Brisela Truma Kadija, drejtore e ZVA-së.

Pedagogu Ervis Krymbi, organizatori i kesaj konference, u uroi suksese në vazhdimësi këtij brezi gjeografësh