Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Fakulteti i Arteve, dega e Muzikës pranë Universitetit të Pejës organizoi një koncert artistik me studentë dhe pedagogë të këtij fakulteti.
Të pranishëm në takim ishin rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Suzana Golemi, zëvendësrektorja, prof.dr. Rajmonda Këçira, dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, prof.dr. Fatmir Vadahi, përgjegjësi i departamentit të Arteve, dr. Rubin Mandija, si dhe studentë e pedagogë të Universitetit të Shkodrës.
Koncerti filloi me një program të larmishëm të veprave nga kompozitorët shqiptarë: E.Rizvanolli, T. Harapi, L.Antoni dhe V. Gjini, R.Mullaj kurse nga kompozitorët botërorë ishin: R. Emerson, Esenvalds, J. Fiorgerty dhe R. Emerson.
Interpretimet e studentëve si dhe kori i fakultetit ishin në nivelin e duhur artistik ku treguan një paraqitje mbresëlënëse para publikut.