Dje, me datë 30 mars 2023, në auditorin A3 të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një koncert me pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe francezë. Ky aktivitet iu shtua rrugëtimit të aktiviteteve të shumta kulturore artistike që zhvillohen nga Departamenti i Arteve të USH-së dhe Aleancës Franceze Shkodër në kuadrin e Pranverës së Frankofonisë.