Në ditën e dytë e të fundit të Komitetit Shkencor të Konsorciumit të Konferencës së Rektorëve të Alpeve të Adriatikut vijuan diskutimet për anëtarësimet e reja, ngritjen e fondeve si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Një moment shumë emocionues kurorëzim i punës së grupit të punës për vlerësimin me çmime të punimeve shkencore të tezave të masterave dhe doktoraturës nga 7 vende të Rajonit të Alpeve ishte dhënia e çmimeve Award për 4 punimet më të mira. Universiteti ynë kishte kontribut si pjesëmarrës në vlerësimin e tyre, por edhe në mbështetjen si president i radhës. Dhënia e çmimeve u realizua nga Rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Suzana Golemi, rektorja e Universiterit Mozarteum Elisabeth Gutjahr si dhe kryetarja e grupit AARC Scientific Award prof. Dr.Cristina Beretta. Universiteti ynë do të vazhdojë të angazhohet me organizimet e AARC si ish - president i radhës dhe të japë kontributin e tij në përfshirjen e stafit dhe të studentëve të USH në programet e studimit master të integruar, shkëmbim të stafit, projekte të përbashkëta si dhe në realizimin e Konferencës shkencore PhD në Maribor