Në datat 16 dhe 17 Maj një delegacion i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", i kryesuar nga Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të Konferencës së Rektorëve të Alpeve të Adriatikut, AARC. Në takim u diskutuan arritjet dhe problematikat e Konsorciumit, mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim të studentëve, mundësitë për programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta. Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme u vendos edhe për vendosjen e Sekretariatit të AARC pranë Universitetit të Mariborit, Slloveni Universitet, i cili do të mbajë edhe Presidencën e rradhës. Universiteti ynë e mbajti Presidencën e këtij konsorciumi gjatë vitit 2022 - 2023 dhe mori njëkohësisht vlerësime për mbështetjen që i ka dhënë Konsorciumit për çmimin AARC Scientific Award për vitin 2023.