Me datë 1.3.2023, Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi mbledhjen e tij te radhës në ambientet e Rektoratit të Universitetit "Luigj Gurakuqi". Rektorja e universitetit, Prof. Dr. Suzana Golemi, zëvendësrektoret dhe dekanët e fakulteteve që ishin të pranishëm, diskutuan dhe iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve. Në fund te mbledhjes, kryetarja e komisionit, deputetja Flutura Açka, falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe premtoi se do të ngrihet një grup pune për zgjidhjen e te gjitha problemeve qe dolën nga ky takim tepër i frytshëm i këtij komisioni parlamentar me pedagogët e universitetit të Shkodrës.