Klubi Studentor “Ndihma e parë”

Sot me datë 11 dhjetor 2024, Klubi Studentor “Ndihma e parë” si pjesë organike e Departamentit të Lëndëve Paraklinike realizoi trajnimin “Ndihma e parë”. Ky trajnim u bë i mundur falë bashkëpunimit me Organizatën Malteser dhe trajnuesit, mikut të studenteve dhe të departamentit, dr. Gregorio Barberi, që e falenderojmë për suportin e vazhdueshëm që jep për ne.

Përveç anëtarëve të Klubit, morën pjesë dhe disa studentë të tjerë, që shprehen dëshirën të jenë anëtarë të ri të këtij klubi.

Numri i studentëve që morën pjesë ishte 21. Shumë studentë të tjerë donin të ishin pjesë e këtij trajnimi, por nuk ishte e mundur për shkak të mos rënijes së cilësisë së trajnimit. Atyre iu premtua në një moment të dytë, pasi këto trajnime do të jenë të shtrira gjatë gjithë vitit akademik.

Ky aktivitet bëhet edhe në kuadër të trajnimit të studentëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale 1 javore në Bosnjë-Hercegovinë, në kuadër të punës vullnetare.