Klubi studentor i Departamentit Biologji-Kimi të UNISHK, “Fryma e Natyrës”, së bashku me pedagogen e tyre Aurora Dibra, ishte në qendër të vëmendjes gjatë konferencës së organizuar nga PPNA, me temë mbrojtjen e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.
Studentët ofruan kontribut të vyer për ruajtjen dhe përmirësimin e mbrojtjes së këtyre monumenteve natyrore të çmuara, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe veprimeve konkrete për të mbrojtur trashëgiminë tonë natyrore.
Në këtë konferencë morën pjesë gjithashtu autoritete lokale si përfaqësues të Bashkisë Shkodër, autoritetet ligjvënëse, Drejtoria e Mjedisit e Malit të Zi, si dhe Shefi i Krimeve të Rënda dhe Shefi i Krimeve Kundër Mjedisit, të cilët mbështetën nismën me angazhime konkrete për mbrojtjen e mjedisit.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut ndërmjet institucioneve, organizatave mjedisore dhe komunitetit akademik, duke vënë studentët në qendër të zgjidhjes për sfidat mjedisore të vendit tonë.