• Ankesa

Klubi Studentor "Fryma e Natyrës" i FSHN

Klubi Studentor "Fryma e Natyrës" i FSHN në bashkëpunim me Eper Center Albania morën pjesë në Ditën e Aktivizmit,# nad 2025, një ditë e mbushur me energji pozitive, bashkëpunim për çështjet e mjedisit!

Takimet dhe komunikimet me qytetarët, të rinjtë pedagogët dhe studentët u zhvilluan pranë Fakultetit e Shkencave të Natyrës si dhe në sheshin para Bashkisë Shkodër. Qytetarë u ftuan për të reflektuar mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe të drejtën për të jetuar në qytete të qëndrueshme.

Gjatë ditës, shumë pjesëmarrës ndaluan me interes për të plotësuar pyetësorët e përgatitur mbi këto objektiva, duke ndarë mendime, ide dhe sugjerime se si mund të kontribuojmë së bashku për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të gjelbër në qytetin tonë.

Ky aktivitet ishte një shembull shumë i mirë i angazhimit të të rinjve dhe studentëve për angazhimin qytetar vullnetar për të ndërtuar një komunitet më të vetëdijshëm dhe më aktiv në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm .