Klinika e Ligjit në USH organizoi në bashkëpunim me Këndin e BE-së/ Bashkia Shkodër, një ditë të hapur në komunitet.
Qëllimi ishte informimi i qytetarëve, kryesisht me ndihmën juridike falas dhe këshillimi ligjor falas lidhur me të drejtat e tyre si konsumatorë, çështjet e mjedisit, shëndetit dhe shërbimeve që ofrohen nga organet e pushtetit vendor. Informacioni është ofruar përmbi 150 qytetarë
Stafi i Klinikës së Ligjit dhe studentët që zhvillojnë praktikën pranë kësaj klinike, ofruan ndihmë ligjore në terren për qytetarët lidhur me mundësinë e përfitimit të këshillimit ligjor falas, si dhe mundësinë e përfaqësimit me avokatë falas. Atyre ju ofrua këshillim ligjor në terren lidhur me çështjet e legalizimit, njohjes së viteve të punës, kushtet e përfitimit të pensionit, pensionit ushqimor etj.
Aktiviteti ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat lokale.