Sot, në një atmosferë të veçantë nderimi dhe emocionesh, Klinika e Fizioterapisë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mori emrin:
“Don Carlo Zaccaro”
në vlerësim të përkushtimit të tij në hapjen e kësaj klinike dhe ndihmës për komunitetin lokal
Don Carlo Zaccaro është një prej figurave kyçe që ka kontribuar për hapjen e programit të studimit Bachelor në Fizioterapi në vitin 2007, me një përkushtim që u shtri për më shumë se 10 vite në shërbim të arsimit dhe shëndetit në Shkodër.
Pllaka përkujtimore me emrin “Don Carlo Zaccaro” u zbulua në hyrje të Klinikës së Fizioterapisë, si simbol i mirënjohjes dhe nderimit për figurën e tij.
Aktiviteti u zhvillua pranë Godinës së FSHE dhe mblodhi bashkë:
– drejtues të universitetit
– përfaqësues të kishës dhe institucioneve vendore
– miq dhe partnerë ndërkombëtarë nga Italia
– si dhe shumë studentë të degës së Fizioterapisë, të cilët janë profesionistët e së nesërmes në shërbim të shëndetit
Me fjalë përshëndetëse u paraqitën:
Prof. Dr. Tonin Gjuraj – Rektor i UNISHK
Mons. Giovanni Peragine
Znj. Teuta Qyteza – Zv. Kryetare e Bashkisë
Don Vincenzo Russo – President i “Madonnina del Grappa”
Motër Dukata Radoja
Z. Maxhid Cungu
Dr. Germano Pestelli
Dr. Sebastjan Mjekaj
Emërtimi pasqyron mirënjohjen e thellë të UNISHK për figurat që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe jetës komunitare në Shkodër dhe më gjerë.