• Ankesa

KIZ me drejtim të ri: Ingrit Tirana merr drejtimin e komisionit zgjedhor

Zj. Ingrit Tirana, pedagoge pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, është tashmë kryetarja e re e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ).

I urojmë zj. Tirana suksese në drejtimin e KIZ-it, që, si sfidë të parë, ka organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në UNISHK, më datë 24 qershor 2025.