Me ftesë të Universitetit të Shkodrës, Prof. Pashko Camaj, drejtor i Lartë për sigurinë dhe shëndetin në transportin publik të New York-ut, si dhe profesor në William Paterson University, USA, ka mbajtur ditën e mërkurë të datës, 01 Qershor 2022, një leksion të hapur, me temë:
“KINETIKA TOKSIKE E METALEVE TË RËNDA DHE EFEKTET NË SHËNDETIN PUBLIK”.
Paraqitja e materialeve dhe bashkëbisedimeve mes profesorit dhe pjesëmarrësve në Leksionin e hapur u mbështet në disa pika kryesore:
Kinetika toksike e metaleve të rënda dhe efektet në shëndetin publik.
Efektet që shkakton në organizëm ndotja nga plumbi, bazuar në analiza konkrete të zhvilluara me populllata të ndryshme, me përqendrim shtetin e Kosovës, kryesisht me grupmoshat e fëmijëve, grave shtatëzëna, punëtorëve etj.
Roli i shkencës në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e shëndetit publik si dhe forcimin e e politikave në mbrojtjen e shëndetit si një element i rendësishëm për një shoqëri të zhvilluar.
Kujdesi për shëndetin që në lindje, rëndësia e të kujdesurit për natyrën dhe parandalimin e faktorëve negativë që ndikojnë në shëndetin e njerëzve.
Profesor Camaj, paraqiti metodat që ka ndjekur gjatë përgatitjes për mbrojtjen e doktoraturës pranë Universitetit të Columbias, bazë e së cilës ishte dhe puna kërkimore dhe botuese në vijim.
Leksioni u ndoq me interesim nga studentët e Universitetit të Shkodrës si dhe gjimnazistët e ftuar. Pedagogët e pranishëm përgëzuan këtë shkëmbim përvojash si dhe i bënë sërish ftesë profesorit që të vijojnë urat e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Profesor Camaj u mirëprit nga Rektoria e Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Suzana Golemi. Biseda e takimit u përqendrua në;
Rëndësinë e ngritjes së nivelit shkencor në vendet akademike për këtë fushë me rëndësi jetike.
Mundësimin e zgjerimit të bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve të eksperincave mes studiuesve dhe lektorëve nga SHBA dhe Shqipëria.
Zgjerimin e mundësive që studentët shqipëtarë nga Mail i Zi të kenë mundësi më të shumta për të studiuar në universtetet Shqiptare.
Në përfundim të vizitës së profesor Camajt në Universitetin e Shkodrës, studentët e Gazetari- Komunikim, zhvilluan një intervistë për karrierën profesionale dhe kontributet e tij në çështjet që ndikojnë në përparimin e shqiptarëve kudo ndodhen.