• Ankesa

Këshilli Studentor Inicion Platformën për Transparencë dhe Drejtësi

Si pjesë e axhendës tradicionale të vitit akademik 2024-2025, Këshilli Studentor zhvilloi mbledhjen e tij të parë më 8 janar 2024, me praninë e Rektorit Gjuraj dhe përfaqësueset e sektorit të Alumnit dhe Karrierës. Diskutimi i mbledhjes së parë për këtë vit akademik u përqendrua rreth një iniciative të rëndësishme që synon përmirësimin e transparencës dhe cilësisë në procesin mësimor: krijimi i një platforme anonime online për studentët.

Detaje të propozimit

Gjatë mbledhjes, u prezantua dhe u debatua ideja e krijimit të një platforme dixhitale anonime ku studentët mund të raportojnë raste të ndryshme që lidhen me parregullsi në procesin akademik dhe administrativ. Kjo platformë synon të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për të ngritur shqetësimet e tyre në mënyrë anonime.

Çështjet që platforma do të trajtojë përfshijnë:

• Moszhvillimin e orëve të mësimit sipas orarit të përcaktuar;

• Vonesa të panevojshme në procesin mësimor ose administrativ;

• Sjellje të papërshtatshme dhe joetike nga stafi akademik ose administrativ;

• Raste të mitmarrjes dhe abuzimit të autoritetit.

Qëllimi i platformës

Ky mjet synon:

• Të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe menaxhimit akademik;

• Të forcojë besimin midis studentëve dhe administratës;

• Të sigurojë transparencë dhe drejtësi në trajtimin e çështjeve të ngritura nga studentët.

Rektori Gjuraj vlerësoi këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis studentëve dhe strukturave drejtuese të universitetit për të siguruar një mjedis akademik të shëndetshëm dhe të drejtë.

Gjithashtu, në mbledhje u diskutua rreth zhvillimit të aktiviteteve mujore nga Klubet Studentore, si dhe

pajisja me kartë studenti brenda fundit të shkurtit 2025.

Në javët në vijim, Këshilli Studentor do të punojë për detajimin e konceptit të platformës dhe për identifikimin e mundësive teknologjike për realizimin e saj. Projekti do të diskutohet më tej në mbledhjet e ardhshme dhe pritet të finalizohet brenda këtij viti akademik.