Rektori Gjuraj, priti në një takim kortezie z. Fahri Djepaxhija, bashkautor i librit “Këngë të ahengut shkodran”.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore e muzikore të qytetit tonë, si një pjesë e çmuar e identitetit shkodran dhe kombëtar.
UNISHK synon t’u transmetojë brezave të rinj dashurinë për këngët, vallet dhe traditat e pasura të Shkodrës, duke nxitur studentët të jenë pjesë aktive në ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie të vyer shpirtërore.
