Dita e dytë e Javës Studentore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës vijoi me aktivitete, informim dhe mundësi të reja për studentët tanë.
Gjatë kësaj dite, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me:
Sektorin e Studentëve, për informacion mbi shërbimet, mbështetjen dhe mundësitë që ofron universiteti për studentët.
Sektorin e Ndërkombëtarizimit, duke zbuluar mundësi për mobilitete, bashkëpunime dhe eksperienca akademike ndërkombëtare.
Këshillimin e Karrierës / Alumni, me fokus orientimin profesional, zhvillimin e aftësive dhe lidhjen e studentëve me mundësitë e karrierës pas përfundimit të studimeve.