• Ankesa

Java Studentore – Dita e Katërt | Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Në kuadër të Javës Studentore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dita e katërt në Fakultetin e Shkencave të Edukimit iu kushtua njohjes me mundësitë e angazhimit dhe përfshirjes së të rinjve në jetën qytetare, përmes një takimi me përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe Këshillit Vendor të Rinisë.

Gjatë takimit, studentët u njohën me rolin dhe mbështetjen që ofrojnë këto struktura, si dhe bashkëbiseduan mbi sfidat, mundësitë dhe perspektivat që i shoqërojnë gjatë rrugëtimit akademik dhe profesional.

Në aktivitet morën pjesë studentë të programeve të studimit në Mësuesi, Punë Sociale, Psikologji, Arte dhe Sporte, duke krijuar një hapësirë komunikimi, shkëmbimi idesh dhe bashkëpunimi.

Java Studentore zhvillohet përgjatë një jave nën kujdesin dhe organizimin e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, me synimin për të forcuar lidhjen e studentëve me universitetin dhe për të nxitur përfshirjen e tyre aktive në jetën universitare.

UNISHK – Studenti në qendër!