• Ankesa

Java Sportive në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”!

Në kuadër të Projektit SHAPE, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvillon Javën Sportive nga data 13 deri më 17 tetor, me pjesëmarrjen e studentëve të Edukimit Fizik, Infermierisë dhe Fizioterapisë.

Kjo nismë ka si synim përfshirjen e studentëve në aktivitete sportive dhe rekreative, duke promovuar një stil jetese të shëndetshëm, aktiv dhe bashkëpunues brenda komunitetit universitar.

Gjatë kësaj jave, studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh që nxisin frymën e garës, mirëqenien fizike dhe sociale si edhe bashkëpunimin ndërdisiplinor mes fakulteteve.

Universiteti i Shkodrës vazhdon të mbështesë çdo iniciativë që e bën jetën studentore më të plotë, më të shëndetshme dhe më të gjallë!