Në kuadër të programit Credit Mobility, Erasmus+, gjatë kësaj jave, Departamenti i Informatikës dhe ai i Lendeve Paraklinike në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të mirëpresin dy profesorë nga Universiteti i Vidzemes, Letoni – Linda Lancere dhe Lauris Taube.
Gjatë kësaj jave, studentët do të përfshihen në një cikël leksionesh dhe punë praktike me qasjen learning by doing. Aktiviteti synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet studentëve të programit te studimit bachelor te fizioterapise dhe informatikes për të zhvilluar ide inovatore në shërbim të shëndetit.
Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar në mënyrë aktive, për të bashkëpunuar mes disiplinave dhe për të krijuar zgjidhje kreative për sfida reale në fushën e shëndetit dhe teknologjisë.