Më 3 Maj 2022, Java Europiane filloi me qytetin e Shkodrës, në pedonalen përballë Bashkisë Shkodër për të promovuar së bashku vlerat evropiane, për t`u njohur me mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe mundësitë e prespektivat e barabarta të të rinjve shqiptarë sikurse i kanë të rinjtë europianë.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u prezantua në panair me promovimin e projekteve të ndryshme Erasmus + ongoing si dhe produkte të projekteve të përfunduara.
Sipas programit stenda u vizitua nga Alexis Hupin , i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri ,Ambasadorë të Shteveve Anëtare të BE-së si dhe nga Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia.
Takimet vijuan me një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm mes studentëve e profesorëve të Universitetit të Shkodrës dhe Ambasadorëve të BE-së. Studentët ndanë shqetësimet e tyre mbi sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë si dhe rekomandimet e tyre se çfarë duhet të bëjë vendi për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.
Festimet vazhduan nën atmosferën fantastike të Ansamblimit të qytetit ,me aktivitete të larmishme mbi rininë, mjedisin, bujqësinë.