Ancona, Itali | 24 – 28 Nëntor 2025
Gjatë Javës së Stafit të organizuar nga Konsorciumi Erasmus+ “Uniadrion Italy”, u mbajt edicioni i parë i Panairit të Promovimit të Ballkanit Perëndimor, një aktivitet me fokus te mobilitetet Erasmus+ në rajonin Adriatik–Jonian.
Ky edicion rekord mblodhi 63 pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – staf akademik, administrativ dhe studentë të angazhuar në ndërkombëtarizim dhe bashkëpunim rajonal.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua denjësisht nga stafi i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun:
Dr. Kleida Heta
Vilma Zejnuni
Dr. Ingrit Tirana
Manjola Lulaj
si edhe nga studentët e përzgjedhur të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Edukimit:
Martin Shyti
Francesca Ahmataj
Universiteti ynë prezantoi ofertën e gjerë akademike, programet studimore, mundësitë e mobilitetit, si edhe promovoi vetë qytetin e Shkodrës – një nga qendrat historiko-kulturore më të rëndësishme në Shqipëri.
Gjatë javës u zhvilluan aktivitete të shumta në kuadër të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar:
Panairi i Politecnica delle Marche, organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti Ekonomik – ku u diskutua mbi njohjen e universiteteve partnere, periudhat e studimit dhe praktikës, si edhe mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore.
Takimet në Universitetin e Studimeve të Teramos, që prezantoi programet e tij dhe hapi rrugë të reja bashkëpunimi me universitetet e Ballkanit Perëndimor.
Workshop-i me ESN Italy + ESN nga universitetet e rajonit, përforcoi bashkëpunimin mes rrjeteve studentore dhe krijoi ura të reja komunikimi për projekte të ardhshme.
Kjo javë solli mundësi të reja për partneritete universitare, zgjerim të mobilitetit studentor dhe forcim të bashkëpunimit akademik në rajon.
Një hap domethënës drejt integrimit evropian dhe mobilitetit cilësor për të rinjtë tanë
