Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpret studentët e viteve të para me një javë të dedikuar njohjes me universitetin, fakultetet, stafin akademik dhe administrativ, si dhe shërbimet studentore.
🤝 Njihuni me jetën universitare, krijoni miqësi të reja dhe nisni me entuziazëm rrugëtimin tuaj akademik!
🌟 Java Studentore zhvillohet përgjatë një jave nën kujdesin dhe organizimin e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, me synimin për të forcuar lidhjen e studentëve me universitetin dhe për të nxitur përfshirjen e tyre aktive në jetën universitare.
✨ Mirë se erdhët në UNISHK! E ardhmja fillon këtu!