• Ankesa

Ikbal Kalaja Bushati u vlerësua me çmimin “Ismail Lulani”

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” përgëzon dhe uron piktoren e talentuar, ish-pedagogen e tij, Ikbal Kalaja Bushati, për vlerësimin e merituar me çmimin “Ismail Lulani”, një çmim që mban emrin e mjeshtrit të madh të artit shqiptar dhe që nderon krijimtarinë e saj të spikatur artistike.

Në Galerinë e Arteve të Tiranës, gjatë ceremonisë së hapjes së Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit, të organizuar nga VizarArt, piktorja e mirënjohur Ikbal Kalaja Bushati u vlerësua me këtë çmim prestigjioz .

Një nder dhe emocion i veçantë për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që e kujton me krenari kontributin e saj në artin dhe arsimin shqiptar