• Ankesa

“Hyrje në Zotero – Menaxhimi elektronik i burimeve bibliografike.

Zyra e Ekselencës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi sot në ambientet e Bibliotekës Shkencore trajnimin praktik me temë:

“Hyrje në Zotero – Menaxhimi elektronik i burimeve bibliografike.”

Në aktivitet morën pjesë staf akademik, joakademik dhe studentë të doktoraturës, të cilët u angazhuan aktivisht në diskutime dhe demonstrime mbi përdorimin e Zotero-s për citimin automatik dhe menaxhimin e referencave kërkimore.

Dr. Elvisa Drishti udhëhoqi pjesën hyrëse mbi përdorimin praktik të Zotero-s për citimin automatik dhe manual në punime shkencore.

Dr. Jonida Lesha ndau shembuj konkretë mbi përdorimin e Zotero-s në dokumentacionin akademik dhe administrativ (RBV, akreditim, etj.).

Znj. Alketa Bekteshi, Drejtore e Bibliotekës Shkencore, prezantoi mënyrat e integrimit të metadatave të Arkivës Digjitale të Shkodrës (https://adsh.unishk.edu.al/

) me platformën Zotero.

Dr. (cand.) Ditmira Tahiri ndau përvoja praktike nga përdorimi i Zotero-s në dorëshkrimin e tezës së saj doktorale.

MSc Rovena Mesi dhe MSc Noel Radovani asistuan pjesëmarrësit me instalimin dhe konfigurimin teknik të platformës.

Në përfundim të trajnimit, Zyra e Ekselencës theksoi rëndësinë e unifikimit të përdorimit të Zotero-s në nivel institucional, si një hap drejt standardizimit të praktikave kërkimore dhe lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet autorëve.