• Ankesa

Heroin dhe lumturinë në artin e realizmit socialist

Diskutim mbi “Heroin dhe lumturinë në artin e realizmit socialist” me historianin e artit Mir Juka

Sot, Klubi studentor “Mozaik”, i cili përfshin studentët e programeve të Departamentit të Historisë, zhvilloi një takim me drejtorin e Galerisë së Arteve Shkodër, historianin e artit Fatmir Juka.

Në këtë bisedë, e cila u mbajt në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u trajtua tema “Heroi dhe lumturia në artin e realizmit socialist”, duke analizuar rolin e artit në përçimin e ideologjisë zyrtare gjatë periudhës së diktaturës.

Diskutimi synoi të plotësojë në mënyrë krijuese njohuritë e studentëve të:

Historisë

Histori dhe Trashëgimi Kulturore

Master në Studime të Historisë dhe Kulturës Shqiptare

Master në Mësuesi

Takimi ishte i hapur jo vetëm për studentët, por edhe për të gjithë të interesuarit mbi këtë temë të rëndësishme, duke nxitur debat dhe reflektim mbi ndikimin e artit në shoqëri.

Një ditë e mbushur me diskutime të vlefshme dhe reflektime mbi historinë e artit shqiptar!

#KlubiMozaik