Të hënën, më 12 shkurt 2024, përfaqësues të stafit akademik nga Fakulteti Juridik, si dhe anëtarët e sektorit të projekteve të Universitetit të Shkodrës morën pjesë në aktivitetin “Hapja e thirrjes për projektet e kërkimit shkencor: Lër gjurmë në shkencë!”, organizuar nga AKKSHI në kuadër të ditës ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë.
Në këtë takim u bë edhe prezantimi teknik i “Thirrjes për projekte PKKZH dhe PTI” për vitin 2024, projekte të cilat këtë vit kanë si prioritet bashkëpunimin e IAL-ve me biznesin në shërbim të konkretizimit të ideve inovative.
Detajet e thirrjeve do të publikohen në faqen e AKKSHI-t dhe të USH-së.