GRANT2024

Më 19 mars 2024, stafi akademik dhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë njohur me thirrjen për masa mbështetëse GRANT2024.

Agjencia Startup Albania zhvilloi një sesion të rëndësishëm informues për hapat e aplikimit që të rinjtë dhe komuniteti i startup-eve në qytetin e Shkodrës duhet të ndjekin për të përfituar nga fondi prej 300 milionë lekësh i akorduar nga qeveria shqiptare.

Përgjatë këtij viti do të mbështeten financiarisht projekte nga sektorë të ndryshëm, me një fokus të veçantë tek fushat e përcaktuara në Strategjinë e Specializimit Inteligjent të Shqipërisë (S3), siç janë: ICT, Prodhim, Energji, BPO, Agrobiznes, Turizëm.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura në portalin e-albania deri në datën 31 mars!