Më 14 qershor 2024, në Bibliotekën e Universitetit u zhvillua takimi me temë “Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë”.
Takimi u organizua nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Letërsisë, nën kujdesin e Prof. Asoc. Dr. Elinda Dibra.
Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira përshëndeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë e përdorimit të gjuhës shqipe në diasporë.
Drejtoresha e Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa, si dhe Adriana Bejko Fishta, Entela Tabaku, Aurela Konduri dhe Drita Gjongecaj ndanë përvojat dhe problematikat e punës së tyre në shpërndarjen e botimeve në gjuhën shqipe në diasporë, si dhe dhanë shembuj të punës së madhe që bëhet me shkollat shqipe në shtetet ku jetojnë.
Takimi u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.