Takim mbi gjuhën dhe kulturën në fokusin e të rinjve!
Sot, më 10 mars 2025, në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një takim i rëndësishëm i organizuar nga Klubi studentor “Ernest Koliqi” dhe Klubi studentor “Arshi Pipa”.
Temat e diskutuara dhe referuesit:
“Zadrima në dritën e traditës” – Ledidjana Vukaj, Rafaela Shtjefni
“Nën petkun e liqenit” (guidë turistike e zonës Shirokë-Zogaj) – Denisa Hysaj, Selma Salja
“Roli i inteligjencës artificiale në përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës shqipe” – Jozef Bashota, Freskita Guri
“Humori shkodran” – Eda Bajri, Ehada Aliaj
“Përmes Mirditës” – Sara Marku, Valentina Gjini
“Dy qytete, një shpirt (Shkodër-Gjakovë)” – Alketa Smakaj, Alba Bytyqi
Diskutimet sollën një qasje të pasur dhe të larmishme mbi gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar, duke nxitur reflektim dhe bashkëbisedim të frytshëm mes studentëve.
Një aktivitet inspirues që dëshmon se trashëgimia dhe inovacioni mund të ecin dorë për dore!