Në datat 19–20 nëntor 2025, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpret Forumin Rinor BalCARE, një nismë transnacionale që bashkon mbi 50 të rinj nga 13 vende: Italia, Shqipëria, Serbia, Greqia, Maroku, Tunizia, Franca, Spanja, Hungaria, Luksemburgu, Republika Çeke, Belgjika dhe Mali i Zi.
Forumi zhvillohet në kuadër të dy projekteve të rëndësishme europiane:
“Krenarë që kemi të drejta”, financuar nga Delegacioni Evropian në Shqipëri dhe udhëhequr nga COSPE, në partneritet me Qendrën e Grave “Light Steps” dhe OMSA.
“YOU(th) CARE”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe udhëhequr nga COSPE me organizata partnere nga Ballkani dhe zona Euro-Mesdhetare.
Qëllimi i Forumit është krijimi i një hapësire të përbashkët për takime, shkëmbime dhe rritje, ku të rinjtë do të angazhohen në tema kyçe si:
ndryshimet klimatike
barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut
qytetaria aktive
avokatia dhe aktivizmi rinor
Përfaqësueset e COSPE, Anna Meli, Presidente e COSPE Itali, dhe Rozeta Gradeci, Përfaqësuese e COSPE në Shqipëri, u pritën nga Rektori Gjuraj, i cili shprehu mbështetjen e plotë të institucionit për nisma që fuqizojnë të rinjtë dhe rolin e tyre në shoqëri.
