Ditën e premte, 9 shkurt 2024, në Auditorin A3 të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u mbajt Forumi Akademik “PROF. FEHMI AGANI – MARTIR I KOMBIT DHE I SHKENCËS” (“Viti i Prof. Fehmi AGANI” - në 25 vjetorin e rënies: 1999-2024).
Ky forum u organizua nga Instituti Shqiptar i Sociologjisë - Shoqata Sociologjike Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës, si dhe Universitetin e Tiranës.
Në këtë forum akademik, Universitetit të Shkodrës iu akordua “Çmimi i Ekselencës Fehmi AGANI”, i cili iu dorëzua rektores, Prof. Dr. Rajmonda Këçira.
#akademiashkencave #universitetigjakoves #universitetitiranes #ambasadakosoves