• Ankesa

Forum i Dialogut Qytetar në Shkodër!

Sot, më 7 shkurt 2025, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , u mbajt Forumi i Dialogut Qytetar, organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar.

Hapja e forumit u bë nga Rektori Dr. Tonin Gjuraj dhe Dekania Dr. Irma Baraku.

Deputetja Klotilda Bushka prezantoi punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Ekspertët Dr. Emilio Çika dhe Znj. Ilvana Dedja diskutuan mbi funksionet e Kuvendit, llogaridhënien dhe transparencën.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në një diskutim të hapur mbi këto çështje.

Bashkëpunimi midis Universitetit të Shkodrës dhe Parlamentit është thelbësor për të nxitur angazhimin qytetar, për të forcuar demokracinë dhe për të krijuar ura lidhëse mes akademisë dhe politikëbërjes.