Më 10 shkurt 2024 u mbyll projekti me temë “Forcimi i Kapaciteve Kërkimore të Kujdesit Shëndetësor të Stafit Akademik, Studentëve të Doktoraturës, Masterit dhe Infermierëve” mbështetur nga projektet READ dhe AADF.
Lektorët e këtij aktiviteti ishin Phd. Nertila Podgorica – trajnuese si përfaqësuese e diasporës, Department of Nursing Science, Health University of Applied Sciences, Tyrol, Austria & Department of Nursing Science and Gerontology, UMIT - Private University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology, Hall in Tyrol, Austria, si dhe Doc. Dr. Julian Kraja si përfaqësues i Departamentit të Lëndëve Paraklinike dhe koordinator i këtij projekti.
Në këtë projekt me rreth 25 pjesëmarrës u trajnuan staf akadeik, si dhe studentë të ciklit të tretë Doktoraturë, studentë të masterit profesional “Psikologji Shëndeti”, studentë të vitit të tretë Bachelor në Infermieri & Mami, si dhe infermierë.
Trajnimi u realizua në ambientet e Departamenteve të Lëndëve Paraklinike dhe Lëndëve Klinike.